Aventure ne Shqiperi 1964, Albert Mayzie

Shqiperia e viteve 1964 eshte nje dokumentar i filmuar ne ato vite nga nje arkiolog francez Albert Mahuzier,i cili ka promovuar keto dite dhe nje liber me kujtime per Shqiperine e atyre viteve.


Shekulli (31/10/2007)
albania 1964, eshte nje dokumentar i realizuar ne vitet e diktaures komuniste nga studiuesi dhe arkiologu francez Albert Mahuzier.

Aventure ne Shqiperi 1964, Albert Mayzie

Klikoje për ta zmadhuar

Titulli Aventurë në Shqipëri 1964

Autori Albert Mayzie

Përkthyer nga Nestor Nepravishta

Shtëpia botuese, Migjeni, 2007, f. 358, Pesha: 0.46 Kg.

Mbi librin

Mayzie-ve u pëlqen të dalin jashtë shtigjeve të rrahura, andej nga i çon era, duke sfiduar rreziqet dhe pamundësitë. Në këtë pikëpamje, Shqipëria përfaqësonte një aventurë të bukur.

Ç’ishte ky vend, relavitisht i afërt me ne, pothuaj i panjohur për francezët, pas 450 vjetëve të pushtimit turk, të ndjekura nga një pavarësi shumë e përkohëshme dhe më pas nga pushtimet e reja italiane e gjermane, nga prishja spektakolare me B.R.S.S., të cilën e zëvendësoi me një aleancë ideologjike dhe ekonomike me Kinën?

Çfarë quhej tek ata turizëm? Cili do të ishte fati që do t’i rezervohej njëmbëdhjetë Mayzie-ve dhe veturave të tyre të vogla, të autorizuara me një leje të veçantë që të kalonin të gjithë verën në Shqipëri? Si ishte e organizuar Shqipëria e re, cilat ishin kënaqësitë dhe telashet e saj? Ja të gjitha pikat që duhej të sqaronim, të gjitha të panjohurat që duhej të zbulonim, për një përshkrim të sinqertë dhe një film me ngjyra, pa qenë të sigurtë deri në minutën e fundit.

Herë të keqtrajtuar, herë krahëhapur, të njëmbëdhjetë Mayzie-të duhet të gërmonin në karakterin e shqiptarëve, të përshkruar kaq bukur nga Bajroni në « Çajlld Harold », gjatë një vizite që ai bëri në Shqipëri më 1809.
Të rreptë bijt’ e Shqipes! po vetitë
Nuk u mungojnë! Veç t’ishin më t’arrira…
Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?
Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!
Po… Mayzie-të i kanë besuar kësaj miqësie… dhe nuk janë penduar aspak.

Mbi autorin

Albert Mayzie

14.01.1907 – 14.09.1980

Pasi kishte braktisur një zyrë banke, dhe më pas një punishte të artikujve sportivë, Albert Mayzie realizoi plotësisht vokacionin e tij, që ishte shëtitja nëpër botë me kuriozitetin e pashuar për njerëzit, peisazhin dhe kafshët.

Që nga ekspedita e tij e parë më 1947, zbulohet tek ai, njëri prej kineastëve të eksplorimeve. Përmes librit mbi atë udhëtim, « Gjuetitë e mëdha në Afrikën Qëndrore », ai zuri vend mes shkrimtarëve të udhëtimeve. Më 1950, me « Tornado dhe gjueti tragjike », u konfirmua talenti i autorit dhe fama e eksploratorit.

Më 1952, Mayzie, për kënaqësinë e madhe të publikut që e ndjek tani, zgjodhi një mënyrë të re udhëtimi: udhëtimin familjar. Në librin « Në ndjekje të gorillave », ai çoi në Afrikën Qëndrore gjatë disa muajve, gruan dhe nëntë fëmijët e tij, gjë që përfaqësoi ekspeditën më piktoreske që mund të imagjinojmë.

Jeta e Albert Mayzie është një roman aventurash familjare, nëpër ekspedita në katër anët e botës, njëra prej të cilave edhe në Shqipëri.

Shqiperia e viteve 1964

 

Aventure ne Shqiperi 1964, Albert Mayzie Shekulli (31/10/2007)
  • Shekulli (31/10/2007) (PDF – 49.1 ko)
  • Koha Jone (31/10/2007) (PDF – 88.7 ko)
  • Panorama (31/10/2007) (PDF – 119.1 ko)